Dallku vazhdon me Prishtinën

Dallku vazhdon me Prishtinën

09 gusht 2018 20:53

Mbrojtësi i njohur, Armend Dallku, nuk do të largohet nga Prishtina.

Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari për Koha.net.

Dallku u përfol së fundmi se do të largohet nga Prishtina për të kaluar te Llapi.

Ai ka thënë se edhe një vit do të qëndrojë te nënkampioni dhe me kthimin në stadium synon t’i gëzojë tifozët e Prishtinës.

“Më në fund po kthehemi në shtëpinë tonë që na ka munguar shumë sikurse neve edhe shikuesve tanë, posaçërisht Plisave. Shumë po shpresoj që do të kemi çdo ndeshje numër të madh të shikuesve dhe ne me lojëra të mira me rezultate t’i gëzojmë ata dhe në fund të arrijmë qëllimin tonë që është arritja e trofeve”, ka thënë ai.

Dallku do të mungojë në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në kuadër të Superkupës me Dritën, për shkak të suspendimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme