Sport

Unitedi arrin marrëveshje për Alderweireldin

Manchester Unitedi raportohet se ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e Toby Alderweireldit, por londinezët nuk kanë lejuar kompletimin e transferimit pasi duan fillimisht të marrin një zëvendësues për belgun.

Kjo ka shtyrë që Unitedi, sipas “Goal”, të kërkojë për alternativa nëse Tottenhami i bie pishman në moment të fundit.

Unitedi e ka kërkuar 29-vjeçarin gjithë verës, ndërsa thuhet se marrëveshja u arrit javën e shkuar.