Sport

Dilemat që po e dëmtojnë boksin profesionist shqiptar

Shqiptarët ende nuk kanë kampionë të botës në boksin profesionist. Shqiptarët më të mëdhenj të ringut profesionist, shumica prej tyre, ia kanë dalë të luftojnë për tituj të botës, por janë ndalur në luftërat finale, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë fat e patën Luan Krasniqi, Shpend Abazi, Haxhi Krasniqi e Edis Tatli.

Luan Krasniqi, i cili vlerësohet si boksieri më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, ka luftuar për titull në kategorinë më prestigjioze, atë të rëndë. Kushëriri i tij, Haxhi Krasniqi, ka luftuar dy herë për titull dhe është në tentim për të siguruar luftën e tretë për titull të botës.

Shpend Abazi ka mbyllur karrierën pas përpjekjes së pasuksesshme, ndërsa Tatli, njëjtë si Haxhi Krasniqi, është në kulm të karrierës.

Që shqiptarët nuk kanë kampion të botës në boksin profesionist është fakt, sipas njohësve të boksit, por edhe vetë boksierëve me nam.

Por shqiptarët megjithatë kanë boksierë që janë kampionë të botës...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.