Sport

Pogba nuk i shkurton pushimet, irriton Mourinhon

Paul Pogba dhe Jose Mourinho vazhdojnë të mos i kenë punët mirë.

Pavarësisht se Pogba ishte në Kupën e Botës, Mourinho ka kërkuar që ai t’i shkurtojë pushimet dhe t’iu kthehet përgatitjeve me klubin.

Një gjë e tillë jo vetëm se nuk është pranuar nga francezi, përkundrazi, ai është përgjigjur me një festë të madhe në Los Angeles me shokë dhe familjarë, duke postuar madje edhe video e fotografi të ndryshme në rrjetet sociale.

Lajmin e konfirmon edhe “Calciomercato”, që shkruan se kjo i jep një tjetër shpresë Juventusit për ta kthyer në skuadër francezin, i cili kishte thënë se nuk do ta kishte bezdi nëse do të kthehej në Torino, pas dy vjetësh të kaluar në “Old Trafford”.