Sport

Courtois drejtohet kah Madridi

Menaxheri i Thibault Courtois, Cristophe Henrotay, ka folur për të përditshmen angleze “The Sun” dhe ka thënë se dëshira e portierit belg është që të nënshkruajë me Real Madridin, por se Chelsea është i vendosur që ta mbajë atë në “Stamford Bridge”.

“Kam lexuar gjithkund se Chelsea thotë se e dëshiron Courtoin, por ai e ka bërë të qartë se opsioni më i mirë për të është të lëvizë në Madrid, te Reali. Për të ky do të ishte vendim shumë i rëndësishëm, pasi ai dëshiron të jetë afër familjes së tij dhe është një kërkesë për Chelsean që duhet ta pranojë”, ka thënë Henrotay.

Deri në përfundim të afatit kalimtar të verës në Angli kanë mbetur edhe pesë ditë dhe Courtois e Real Madridi duhet të presin nga Chelsea se a do ta pranojë marrëveshjen për transferimin e tij apo jo.