Sport

Milani ofron 120 milionë euro për Milinkoviq-Saviqin

Milani raportohet se ka bërë gati një ofertë 120 milionë euro për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq.

Sipas “La Stampas”, serbi fillimisht do të kalojë te milanezët në formë huazimi në vlerë 40 milionë euro, para se të kompletojë kalimin një vit më pas me 80 milionë euro tjera shtesë.

Drejtori sportiv i ri i Milanit, Leonardo është i vendosur të sjellë yje të reja te Milani për ta përkrahur sulmuesin e ri Gonzalo Higuain.