Sport

Pepe thyen brinjët ndaj Atleticos

Descriptive Text

Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi i saj, Pepe, që shënoi në barazimin 1-1 ndaj Atleticos, ka thyer dy brinjë.

Pas testeve të bëra, Reali ka konfirmuar se Pepe ka thyer brinjët e shtatë dhe tetë në anën e majtë, transmeton Koha.net.

“Pas ekzaminimeve të bëra sot në spitalin universitar Sanitas La Moraleja, është diagnostifikuar se ai ka thyer brinjët e shtatë dhe tetë në anën e majtë”, thuhet në një deklaratë të klubit madrilen.

Ky lëndim i Pepes i sjell kokëarje Zinedine Zidanet, pasi tashmë i lënduar është edhe mbrojtësi tjetër Raphael Varane, duke mbetur në dispozicion vetëm Ramos dhe Nacho për qendër të mbrojtjes.