Sport

City arkëton pikët e plota ndaj Hullit

Pas humbjes në ndeshjen e fundit nga Chelsea, dhe tre barazimeve të tjera, skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të gjejë rrugën e fitores në Premier Ligë.

Manchester City arriti të mposhtë Hull Cityn me rezultat 3 me 1, për të vazhduar luftën për top katërshe, raporton Koha.net.

Elmohamady i dha epërsinë Cityt duke shënuar autogol në minutën e 31. Kurse në pjesën e dytë epërsinë në 3 me 0 e çuan Aguero e Delph.

Hull City arrit të ngushtojë epërsinë në 3 me 1 përmes Ranocchias në minutën e 85.