Sport

Dy skuadrat në krizë luftojnë për pozitën e dytë

Prishtinë, 7 prill - Me një pikë më shumë se Peja dhe me tri përballje deri në fund të stinorit të rregullt me këtë skuadër, Bashkimi është favorit për të startuar nga pozita e dytë në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra prizrenase të premten luajti ndeshjen e javës së 25-të dhe tashmë e mban vendin e dytë me 42 pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Peja është e treta me 41 pikë. Skuadrat të dielën nga orën 17:00 përballen në Pejë në ndeshjen e mbetur të javës së 14-të, ndërsa një përballje tjetër, po ashtu të mbetur, e luajnë të mërkurën në Prizren. Ndërkohë Peja e Bashkimi përballen edhe në fund të muajit, në kuadër të xhiros së fundit të stinorit të rregullt. Ajo ndeshje luhet në Pejë.

Dy skuadrat kanë zhvilluar dy ndeshje këtë edicion. Në gjysmëfinale të Kupës fitoi Peja, ndërsa një ndeshje kampionale, që po ashtu u luajt me vonesë, e fitoi Bashkimi...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.