Sport

Gara e “Streetball Kosova” sivjet me shumë risi

Descriptive Text

Turneu atraktiv i verës në Streetball, kthehet nga kjo e premte në vendin tonë e që do të vazhdojë për më 3 shumë se një muaj.

Të premten, në Palestrën Sportive “1 Tetori”, do të mbahet edicioni i tretë i turneut ndërkombëtar të streetballit, “Z Mobile Streetball Kosova International 2018”

Zakonisht, ky turne mbahet në ambient të hapur, por shkaku i reshjeve të shpeshta të shiut në vendin tonë, organizatorët kanë vendosur që turneu të mbahet në ambient të mbyllur, transmeton KTV.

Në garë për çmimin e madh këtë vit, do të marrin pjesë 12 ekipe, 7 nga Kosova dhe 5 të tjera nga Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Rumania.

Risi dhe e veçantë e këtij edicioni, është organizimi i aktivitetit 3x3 për fëmijë, të cilët për herë të parë, do të marrin pjesë në Streetball.

Fehmiu ka zbuluar edhe befasitë e tjera, që do të jenë gjatë ditës së premte në palestrën 1 Tetori.

Nga java e ardhshme, do të fillojë kampionati i Kosovës në Streetball, që zhvillohet në të gjitha qendrat e vendit, duke nisur nga Peja më 4 gusht.

Pas garave në 7 qytetet e Kosovës, do të organizohet Superfinalja në Prishtinë, e cila parashikohet të mbahet më 25 gusht.