Sport

Tite me Brazilin deri më 2022

Edhe për katër vjet të tjera kombëtaren e Brazilit do ta udhëheqë trajneri Tite, i cili ka nënshkruar kontratë të re, deri pas Botërorit Katari 2022.

Brazili u vlerësua favorit për të triumfuar në Rusi, por u eliminua nga Belgjika në çerekfinale, transmeton KTV.

Megjithëkëtë, drejtuesit e Federatës së futbollit brazilian, e kanë vlerësuar Titen, si njeriun e duhur për të udhëhequr kombëtaren edhe në Botërorin e ardhshëm, katër vjet më pas.