Sport

Presidenti i Romës: E vetmja mënyrë që ta falim Barçën është të na jep Messin

Presidenti i Romës, James Pallotta ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Roma ta falë Barcelonën për mënyrën se si kishte transferuar Malcomin është që gjiganti katalunas t’ia jep Leo Messin.

Malcom ishte rrugës për në Romë dhe marrëveshja ndërmjet klubit italian dhe Bordeaux ishte finalizuar kur në garë kishte hyrë Barcelona për “t’ia rrëmbyer” lojtarin Romës.

“Barcelona ndërhyri në mënyrë jo etike. Dje Barcelona kërkoi falje, por nuk e pranoj këtë kërkim falje. E vetmja mënyrë që ta falim është nëse na jep Messin”, është shprehur Pallotta.