Sport

Chelsea zyrtarizon Greenin 38-vjeçar

Chelsea ka kompletuar transferimin e portierit anglez Robert Green.

38-vjeçari i bashkohet “Bluve” si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

Chelsea ka thënë se do të jetë portier i tretë pas Thibaut Courtois dhe Willy Caballeros.

“Kanë qenë 24 orë të çmendura”, ka thënë Green për faqen zyrtare të Chelseat.

“Mendoni për karrierën tuaj dhe se ku dëshironi të shkoni dhe në një moment merrni një telefonatë të tillë – ishte bisedë e shkurtë. Ishte kohë dramatike për mua dhe jam i nderuar që jam këtu”, ka thënë ai.