Sport

Fiorentina ofron 5 milionë euro për Zenelin

Numri i futbollistëve shqiptarë në kampionatin italian Serie A mund të rritet në 13, nëse edhe Arbër Zeneli do të bindej që edicionin e ri të luajë në Itali.

Interesim për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës ka shprehur skuadra e Fiorentinës, raporton sot Koha Ditore.

Skuadra nga Firence është e gatshme të ofrojë 5 milionë euro për mesfushorin ofensiv të skuadrës holandeze, Heerenveen. Kështu ka njoftuar të mërkurën "Corriere dello Sport".

Për 23-vjeçarin, Fiorentina kishte shprehur interesim edhe muaj më parë. Por këtë verë ka rritur interesimin dhe ofertën.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).