Sport

Fitore e vështirë e Barcelonës ndaj Leganes

Pas humbjes turpëruese 4 me 0 nga PSG në Ligën e Kampionëve, Barcelona mezi ka fituar në La Ligë ndaj Leganesit në xhiron e 23-të.

Leo Messi shënoi dy gola për fitoren 2 me 1.

Ai hapi rezutlatin në minutën e katërt, ndërsa rezultati u barazua nga Lopez në minutën e 71-të.

Në minutën e 89-të, Messi konvertoi në gol gjuajtjen nga penaltia për fitoren e 15-të të klubit sivjet.

Barça tani është e dyta në tabelë me 51 pikë, një më pak se lideri Reali që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.