Sport

Merret vendimi, Parma mbetet në Serie A por i hiqen pesë pikë

Klubi italian do të luajë në Serie A, kurse sulmuesi Emmanuele Calaio është dënuar me dy vite mos-lojë.

Parma mund të marrë frymë lirshëm. Skuadra italiane në sezonin 2018-2019 mbetet pjesë e Serie A të drejtë që e ka fituar në fushën e lojës, por ajo do ta nisë sezonin e ri me një dënim prej -5 pikësh në renditje, shkruan KsP.

Gjykata italiane ka dhënë vendimin e saj në lidhje me klubin e sapo kthyer në Serine A, duke i hequr 5 pikë nga klasifikimi ndërsa ka dënuar me dy vite mos lojë sulmuesin Emanuele Calaio.

Sulmuesi i Parmës ishte pikërisht ai që u kishte çuar disa mesazhe të dyshimta disa lojtarëve të Spezias në WhatsApp duke u kërkuar të mos luanin fort në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie B ndaj tyre.

Parma rrezikonte rikthimin në Serie B pikërisht për shkak të këtyre mesazheve por ka shpëtuar vetëm me heqje të pikëve.