Sport

Shkëlqimi i Hetemajt si kundërpërgjigje për nënvlerësimin

Descriptive Text

Parashikimi nga disa njerëz në Itali se Përparim Hetemaj do të dështonte nëse do të transferohej në Chievo, doli i gabuar.

Hetemaj shton se disa njerëz e kishin sugjeruar të mos transferohej në Chievo, meqë do të dështonte. Por kështu nuk doli, shkruan sot “Koha Ditore”. Hetemaj shpejt mori rolin e liderit te Chievo dhe vlerësohet një nga mesfushorët më të mirë në Serie A.

“Para se të arrija në Chievo disa njerëz vendosën bast. Ata më thanë mua: ku mendon se do të shkosh, do të dështosh. Çfarë je duke bërë?”, tregon Hetemaj për “larena.it”.

Te Chievo ish-reprezentuesi i Finlandës u transferua në verën e vitit 2011 nga Brescia.

I pyetur nëse ishte ish-trajneri i tij Giuseppe Iachini ai që kishte vënë bast se do të dështojë, Hetemaj u përgjigj se nga Iachini ka mësuar shumë.

“Në Brescia ai ishte mësuesi im i futbollit. Ai më bëri të ndihesha futbollist i vërtetë. E konsideroj si një nga njerëzit më të rëndësishëm”, ka theksuar Hetemaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)