Sport

Zhegrova po e dëshmon talentin me paraqitje të mëdha

E madhe është cilësuar paraqitja e Edon Zhegrovës në ndeshjen miqësore të fituar të shtunën nga skuadra e tij Genk përballë skuadrës me të madhe të Greqisë, Olympiacos (4:0). Talenti i përfaqësueses së Kosovës, shënoi golin e katërt (75') për skuadrën e tij belge.

19-vjeçari nga Prishtina pranoi një top në krahun e djathtë, bëri disa hapa të shpejtë me top dhe nga vija e 16-të metërshit me këmbën e majtë, gjuajti dhe topi përfundoi në rrjetë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Hyri, gjuajti dhe shënoi. Ne stërvitemi shumë, kurse ai e bën atë shumë mirë. Ishte një gol i madh”, tha pas ndeshjes bashkëlojtari i Zhegrovës, Leandro Trossard.

Lëvdatat për Zhegrovën nuk munguan as nga mediumet në Belgjikë.

“Zhegrova i cili dha një paraqitje të shkëlqyer, vuri qershinë mbi tortë duke e shënuar nga një kënd i vështirë për rezultatin 4:0”, ishte komenti i “Het Nieuwsblad”. Edhe “voetbalnieuws.be” raportoi se Zhegrova mund të bëhet edhe më efektiv në kampionat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)