Sport

Son ka edhe një mundësi që të shpëtojë nga shërbimi ushtarak

Lojtari i Koresë së Jugut, Heung-min Son, ka vazhduar kontratën e tij me Tottenham Hotspur deri në vitin 2023, por kjo marrëveshje mund të ndërpritet nëse lojtari duhet të kryejë shërbimin ushtarak në vendin e tij.

Son, i cili është 26 vjeç, ka nënshkruar për Spurs në vitin 2015 nga Bayer Leverkusen. Mesfushori, i cili gjithashtu mund të luajë si sulmues, është bërë anëtar i rëndësishëm i skuadrës së Mauricio Pochettinos.

E vetmja mënyrë që ai mund t’i shmangë 23 muaj larg futbollit është nëse ai arrin të fitojë medaljen e artë në Lojërat e ardhshme aziatike, transmeton kp.

Son është lojtari më i mirë i Koresë së Jugut, por asgjë tjetër përveç fitimit të turneut të futbollit, që zhvillohet në mes të 18 gushtit dhe 2 shtatorit, nuk do ta mbajë atë larg shërbimit ushtarak.

Koreja e Jugut është një nga favoritët për të fituar medaljen e artë. Ata kanë fituar tre medalje të bronza (1954, 1958 dhe 1962) dhe katër të arta (1970, 1978, 1986, 2014).