Sport

Ish-basketbollisti Blerim Krasniqi tregon për topin që e ruan tash e 40 vjet

Në rubrikën “Rrëfim Jete” të emisionit “Jeta” në KTV i ftuar ishte ish-basketbollisti Blerim Krasniqi, i cili tregon për karrierën e tij dhe dashurinë për basketbollin që ka.

Kur dëgjoi për herë të parë për këtë sport, ai filloi të merrej menjëherë me të.

Sot, ai, edhe pse 60 vjeç, nuk po largohet nga ky sport. Ai ka hapur shkollën e basketbollit për fëmijë dhe gjithë këtë eksperience duke ia mësuar të rinjve atë çka din ai.

Krasniqi, po ashtu, ka një top të basketbollit qe 40 vjet ndërsa me këtë sport ai merret qe 48 vjet.