Sport

Juventus më shumë synon mbrojtësin e Bayernit

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në kampin Juventin.

Sipas Il Corriere dello Sport, është Juan Bernat i Bayern Munichut (në këtë pikë më shumë se Matteo Darmian) kandidati për zëvendësimin e Alex Sandros në rast se Juventusi do të heqë dorë nga mbrojtësi i majtë brazilian, transmeton ksp.

Sandro është vlerësuar me 50 milionë dhe mund të bëhet pjesë e Paris Saint Germain. Në rrezik është hipoteza e rinovimit. Në çdo rast, spanjolli i Bayern Munichut, Bernat do të bëhej opsioni më i mundshëm, pasi do të ishte shumë e vështirë të kthehej në realitet ëndrra e drejtuesve juventine për Marcelon.