Sport

15-vjeçari rrëzon nga froni legjendën e atletikës

Është dashur të dalë në skenë një djalosh për t'ia thyer rekordin e hedhjes së gjyles “plakut” Sejdi Blakaj. Blakaj, që ka kaluar të 60-at, në vitin 2010 kishte vendosur rekord për hedhje të gjyles.

Gjylen e rëndë 7.260 kilogramë e kishte hedhur 13 metra e 32 centimetra. Por ishte 15-vjeçari Muhamet Ramadani që javën e shkuar ia theu rekordin për të vendosur rekord të ri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai topin e hekurt gjatë në mitingut memorial “Bedri Bajrami” në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, e hodhi 13 metra e 97 centimetra, rreth gjysmë metri më shumë se Blakaj, që vlerësohet legjendë e shumë disiplinave në atletikë.

Për këtë sukses të arritur, Ramadani mori shumë lëvdata. Edhe nga Federata Atletike e Kosovës u vlerësua lart.

“Kam besuar se do ta thyej rekordin. Kam stërvitur shumë për t'ia dal mbanë. Kam bërë ushtrime intensive nga 2-3 orë në ditë”, thotë 15-vjeçari nga Mitrovica në një bisedë për gazetën.

Ramadani vetëm tre vjet më parë kishte nisur të merrej me sportin e atletikës. Thotë se ka vetëm një vit që merret më seriozisht... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)