Sport

Shkëndija nënshkruan me mbrojtësin shqiptar

Mbrojtësi i majtë shqiptar, Gledi Mici është tashmë lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës, në kampionatin maqedonas.

Futbollisti u largua nga Skënderbeu për t’iu bashkuar tetovarëve, ndërsa vetëm para pak minutash ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi i Shkëndijës në faqen zyrtare të saj.

Mici është një mbrojtës me mjaft eksperiencë në kampionatin shqiptar, ku ka luajtur me Flamurtarin, Kukësin dhe së fundi Skënderbeun, transmeton SS.

Me korçarët 27-vjeçari ka luajtur edhe në Europa League, deri në fazën e grupeve, duke marrë edhe eksperiencë ndërkombëtare.

Tani Mici i bashkohet Shkëndijës, për të ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Qatip Osmani, në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Sherif Tiraspolin javën e ardhshme.