Mesfushori i Manchester Unitedit, Andreas Pereira është i përkushtuar që të zë një vend në ekipin e parë të Jose Mourinhos, pas një huazimi të rëndësishëm sezonin e kaluar te Valencia.
22 vjeçari sezonin e kaluar bëri 23 paraqitje në La Liga me klubin nga Mestalla, transmeton Koha.net.
“Ishte një vit shumë i rëndësishëm për mua te Valencia, dhe kam mësuar shumë. Kam pasur shumë përvoja atje dhe jam i lumtur që jam kthyer. Tani jam i gatshëm të luaj. Ndeshjet parasezonale janë shumë të rëndësishme për ekipin. Duhet të përgatitemi mirë, dhe po bëj më të mirën që të fitoj minutat, dhe të tregoj se jam i gatshëm”, është shprehur Pereira.
-
22 korrik 2018 00:01
-
Shpërndaje në: