Sport

“Unitedi s’mund të përballojë pagën e Balet”

Manchester Unitedi nuk do të mund ta transferojë Gareth Balen, për shkak të pagës së lartë të uellsianit, thotë bashkëkombasi i tij Craig Bellamy.

Bellamy për Daily Star ka deklaruar se i vetmi klub që mund të përballojë pagën e Balet është Real Madridi, transmeton Koha.net.

“Ku mund të shkojë Bale? Unitedi nuk mund të paguajë pagën e tij, askush nuk mundet. Është vetëm një klub që mund ta bëjë këtë, dhe është aty ku është tani. Ai do të duhej të zbriste pagën e tij shumë për të ndërruar klub”, është shprehur Bellamy, që është i bindur se askush nuk mund ta transferojë atë.