Sport

Barcelona konsideron transferimin e Mignoletit

Barcelona do të konsiderojë transferimin e portierit të Liverpoolit, Simon Mignolet, në rast se shitet Jasper Ciellesseni për 30 milionë euro, raporton Marca.

Portieri holandez, Cillessen raportohet se është në kërkim të një klubi ku do të mund të luante rregullisht, dhe Barça do ta lejonte largimin e tij nëse paguhet shuma që kërkon, transmeton Koha.net.

Cillessen është zgjedhja e dytë te Barcelona, pasi i pari është gjermani Marc-Andre ter Stegen.

Dhe pas transferimit të Alisson Beckerit te Liverpooli, atëherë dyert për largimin e portierit belg nga Anfield Road thuhet se janë të hapura.