Neymari flet për simulimet në Botëror

Neymari flet për simulimet në Botëror

21 korrik 2018 15:11

Neymar është kritikuar vazhdimisht gjatë Kampionatit Botëror në Rusi me simulimet e tij në fushën e blertë.

Ndërkohë braziliani është pyetur në lidhje me shakatë që janë bërë për të në rrjetet sociale. Ai është përgjigjur kështu: “I kam parë ato, por i kam marrë me humor. Futboll im është për të dribluar, për t’u ballafaquar me kundërshtarët”.

“Nuk mund të qëndroj përballë kundërshtarit dhe t’i them ‘ të lutem , më falni por unë dua që ta shënoj një gol’, nuk mund ta bëj këtë, duhet ta kaloj kundërshtarin, më duhet të provoj diçka dhe ai nuk do të më lejojë dhe kështu do të provojë që të më ndërhyjë”.

“Shumë shpesh unë jam më i shpejtë se sa lojtarët tjerë dhe ata pastaj më ndërhyjnë ashpër, dhe për këtë është gjyqtari aty. A mendoni se do t’i pranojë ndërhyrjet e rënda ndaj meje gjithnjë? Jo, është me dhimbje, të dhemb”.

“Pas ndeshjeve qëndroj 4 ose 5 orë duke iu mbështetur akull këmbëve të mia, është e komplikuar por nëse nuk e keni përjetuar asnjëherë nuk do ta kuptoni kurrë”, ka thënë Neymar.

Neymar është përfolur për një kalim të tij në Real Madrid si zëvendësues i Cristiano Ronaldos, mirëpo sulmuesi ka vendosur të qëndroj në Paris.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme