Hart zëvendësues i Courtois te Chelsea

Hart zëvendësues i Courtois te Chelsea

21 korrik 2018 13:16

Chelsea ëshët duke përgatitur një ofertë për të refuzuarin e Manchester Cityt, Joe Hart si zëvendësues të Thibaut Courtois në rast se ky i fundit kalon te Real Madridi.

Pep Guardiola ia ka bërë të qartë Hartit se nuk bën pjesë në planet e tij dhe dy sezonet e fundit i ka zhvilluar si i huazuar te Torino dhe West Hami.

Sipas The Sun, Chelsea ka bërë gati një ofertë prej 5 milionë funteve për shërbimet e gardianit anglez.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme