Sport

Ronaldo: Juventusi një nga më të mëdhenjtë në histori

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo thotë se arsyeja pse është transferuar te Juventusi është se është një nga klubet më të mëdha në histori të futbollit.

Ditë më parë ai është prezantuar te kampioni italian, pas transferimit të tij nga Real Madridi për 112 milionë euro, raporton Football Italia.

Ai është i lumtur që ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Juventusin, transmeton Koha.net.

“Kam nënshkruar për katër vite me Juventusin, dhe jam shumë i lumtur e i kënaqur sepse është një nga klubet më të mëdha në histori. Të kem mundësinë të luaj aty është fantastike për mua. Shpresoj të filloj mbarë dhe të arrijmë synimet e mëdha. Dua të lumturoj fansat italian, ky është synimi im”, është shprehur Ronaldo.