Sport

Arbnor Krasniqi rikthehet te FC Prishtina në futsall

Portieri Arbnor Krasniqi është transferimi më i ri i klubit të futsallit, FC Prishtina.

Këtë e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare klubi nga kryeqyteti i Kosovës, transmeton Koha.net.

“Arbnor Krasniqi, në edicionin 2015/2016 ishte pjesë e klubit të kryeqytetit në futsal duke qenë portieri i parë, pastaj ai u transferua tek FC Besa dhe më pas tek FC Liburn ku u shpall edhe kampion. Tani Noli, po rikthehet në qytetin e lindjes aty ku edhe filloi duke treguar seriozitet dhe cilësi e angazhimin maksimal për sukses të ngjyrave kaltër e bardhë. Mirë se erdhe, Nol”, thuhet në postimin e Prishtinës.