Sport

Hazardi te Reali për 190 milionë euro

Le10Sport raporton se Chelsea është pajtuar që t’ia shesë Real Madridit yllin kryesor të skuadrës, Eden Hazardin.

Sipas këtyre raporteve thuhet se për shërbimet e tij kampioni i Evropës do të paguajë 190 milionë euro, transmeton Koha.net.

Përveç Hazardit klubi spanjoll dëshiron edhe portierin e Chelseat, Thibaut Courtois megjithatë për të ende nuk ka ndonjë marrëveshje.

Në 300 paraqitje për Chelsean, Hazardi ka shënuar 89 gola, kurse ka bërë 70 asistime.