Sport

Arbitrazhi kthen Milanin në garat evropiane

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ka hedhur poshtë vendimin e UEFA-s për përjashtim të Milanit nga garat evropiane.

Milani do të luajë në Evropë, duke filluar nga edicioni që do të fillojë pas pak muajsh.

CAS në Lozanë i ka dhënë të drejtë klubit kuqezi duke anuluar vendimin e UEFA-s që përjashtoi Milanin me një vit nga garat evropiane.

Kjo gjykatë ka shtyrë vendimin e UEFA-s dhe të paktën gjatë këtij sezoni Milani do të ketë mundësi të luajë në grupet e Ligës së Evropës të drejtë që e fitoi në fushën e lojës duke u pozicionuar në vendin e gjashtë të Serisë A.

Kësisoj, me rikthimin e Milanit në Evropë, do të jetë Fiorentina skuadra që do të mbetet jashtë, pasi “violat” ishin ata që do të zëvendësonin “rossonerët”, në Ligën e Evropës.