Sport

Celina afër largimit nga City

Mesfushori kosovar Bersant Celina është afër largimit nga Manchester City edhe pse parashikohej se do të kishte të ardhme te kampioni anglez.

Manchester Evening News dhe Daily Mail raportojnë se Swansea City është afër transferimit të përfaqësuesit të Kosovës për afër 4 milionë funte, transmeton Koha.net.

Dy klubet janë në bisedime që Celina të shitet për një çmim deri në katër milionë funte, por City dëshiron që 22-vjeçari të ketë klauzolë për riblerje dhe atë të shitjes te ndonjë klub tjetër.