Sport

Roma zyrtarizon largimin e Beckerit

Alisson Becker edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e Romës.

Mediat britanike raportojnë se tashmë portieri brazilian ka kryer testet mjekësore dhe së shpejti do të prezantohet te Liverpooli, transmeton Koha.net.

Në një postim në Twitter Roma i ka uruar shumë fat portierit brazilian në aventurën e tij të re.

“Faleminderit Alisson Becker, dhe fat në aventurën tënde të re”, ka shkruar Roma.

Për shërbimet e tij raportohet se Liverpooli ka paguar 75 milionë euro.