Sport

Bonucci kërkon largimin nga Milani

Leonardo Bonucci raportohet se ka kërkuar largimin nga Milani.

Bonucci kaloi te Milani pas shtatë vjetësh karriere te Juventusi, por situata financiare e klubit ka shtyrë mbrojtësin që të mendojë për të ardhmen e tij.

Daily Express raporton se 31-vjeçari ka kërkuar largim nga San Siro, me Premier Ligën si destinacion i preferuar i tij.

Unitedi është në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe është lidhur me një transferim të Toby Alderweireld, ndërsa Jose Mourinho mendohet se admiron Bonuccin.