Sport

Edhe Kukësi kualifikohet në Ligë të Kampionëve

Kukësi ka dalë triumfator nga Malta, pasi ka mundur të kualifikohet për në fazën tjetër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Verilindorët e drejtuar nga Armando Cungu morën një barazim 1-1 në transfertën ndaj La Vallettas dhe u kualifikuan më tej falë golit në fushë kundërshtare, pasi sfida në “Loro Boriçi” kishte përfunduar në barazim pa gola, transmeton tch.

Në Maltë nuk ishte një sfidë aspak e lehtë për kuksianët, që vuajtën shumë dhe panë veten në disavantazh, në minutën e 68′.

Gjithsesi, gjashtë minuta nga fundi i ndeshjes, ishte gjeorgjiani Dzaria që shënoi pas nëj pasimi të marrë nga Rrumbullaku dhe çoi Kukësin në fazën tjetër.

Kualifikimi i skuadrës verilindore mudn të cilësohet një sukses për ta, pasi kaluan një javë vërtetë të ngarkuar, me barazimin në ndeshjen e parë, që u pasua me rokadën në pankinë, ku u largua austriaku Pacult, për t’u zëvendësuar nga shkodrani Armando Cungu.

Në turin e ardhshëm, Kukësi do të përballet me fituesen e çiftit Qarabag- Olimpija Ljubjana, të cilat do të përballen nesër për ndeshjen e kthimit. Takimi i parë në Slloveni u fitua nga azerët me rezultatin minimal 0-1.