Sport

Drita e pashpresë përballë Malmos

Futbollistët e Dritës janë pajtuar me eliminim nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve. Pajtohen se e kanë të vështirë ta përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë.

Ekipi kampion i Kosovës pësoi disfatë 3:0 javën e shkuar nga Malmo e Suedisë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qëllimi i gjilanasve është që në ndeshjen kthyese në Malmo të paraqitem më mirë se në Mitrovicë. E ndeshja kthyese zhvillohet të martën (sot, 19:00) në “Swedbank Stadion” të Malmos.

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, insiston se humbja nga Malmo me rezultatin 3:0 është goxha e madhe për të shpresuar në ndonjë befasi.

“Kemi qëllim që në ndeshjen kthyese të bëjmë një paraqitje më të mirë se në Mitrovicë, të arrijmë rezultat më pozitiv dhe të fitojmë më shumë përvojë nga kjo ndeshje e vështirë. Pritshmëritë nuk janë të mëdha duke u bazuar në rezultatin e ndeshjes së parë. Por do të hyjmë në ndeshje për rezultat pozitiv. Përmbysja e rezultatit është tejet e vështirë. Realisht gjasat tona janë të vogla për të kaluar tutje, por futbolli mund të sjellë edhe çudira”, ka thënë Limani të hënën për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)