Sport

Maradona pritet si “mbret” në Bjellorusi

Descriptive Text

Diego Armando Maradona kaloi një muaj si protagonist në shkallët e stadiumeve ruse, kur në fushë zbriste Argjentina e tij, gjatë kampionatit botëror “Rusi 2018”.

El Pibe D’oro ka mbërritur sot në Bjellorusi, ku ashtu siç ishte njoftuar më herët, do të marrë drejtimin e skuadrës vendase, Dinamo Brest. Legjenda argjentinase do të jetë presidenti i ri i klubit dhe pritet të angazhohet maksimalisht për të përmirësuar strategjitë e zhvillimit.

Maradona mbërriti në Bjellorusi mesditën e sotme me avion privat, ndërsa u prit nga mijëra fansa dhe dhuroi sërish spektakël me përshëndetjet e tij të veçanta.

Dinamo Brest militon në ligën kryesore bjelloruse dhe po investon fuqishëm për të synuar titullin kampion, por edhe ecuri në kompeticionet europiane.

Nga ana tjetër, Maradona mbyll kështu një aventurë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte trajner i Al Fujairah dhe rikthehet sërish në Europë, ku shkëlqeu si futbollist me Napolin.

{gallery}