Ronaldo zyrtarizohet në Juventus

Ronaldo zyrtarizohet në Juventus

16 korrik 2018 18:48

Cristiano Ronaldo gjatë një konference është zyrtarizuar në ekipin italian Juventus.

Ronaldo është transferuar për 105 milionë euro.

Ai gjatë kësaj konference ka thënë se “Juventusi është një nga ekipet më të mira në botë".

"Ishte një vendim i menduar qe një kohë të gjatë nga unë. Një vendim i lehtë për madhësinë e klubit e vendim shumë i rëndësishëm për karrierën time”, ka thënë ai.

“Unë jam një person që më pëlqen që të mendoj për të ardhmen. Unë ende jam shumë i ri e gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat, që nga Sportingu te Manchester e tani te Juventus".

"Është një sfidë, e unë jam shumë i përgatitur”, ka shtuar ai.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme