Argjentina mendon ta kthejë Pekermanin si trajner

Argjentina mendon ta kthejë Pekermanin si trajner

16 korrik 2018 13:59

Kombëtarja argjentinase është në kërkim të një trajneri të ri.

Pas një Kampionati Botëror shumë të dobët, Argjentina ka shkarkuar trajnerin Jorge Sampaoli dhe tani është duke kërkuar dikë që ta zëvendësojë kilianin.

Emri më i përfolur në këtë moment duket se është një ish-trajner i Argjentinës, Jose Pekerman, transmeton ksp.

Arsyeja pse Argjentina mund të arrijë ta bind Pekermanin është që ai të lirohet nga kontrata me Kolumbinë. Argjentinasi ka punuar për tetë vite me kombëtaren, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe u prit si hero pas kthimit nga Kupa e Botës.

Pekerman ka ndihmës edhe Esteban Cambiason dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me ish-lojtarë që i ka drejtuar tek Argjentina më parë.

Nëse Pekerman lirohet në fund të verës, e kundërta ndodh me emra si Diego Simeone, Pablo Aimar dhe Mauricio Pochetino, të gjithë nën kontrata afatgjata me klubet përkatëse.

Nuk duhet harruar edhe e shkuar e 68-vjeçarit, i cili ishte i panjohur kur paraqiti një projekt në vitin 1994 dhe organizoi gjithë sistemin e të rinjve të Argjentinës, duke drejtuar kombëtaren A në periudhën 2004-2006.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme