Sport

Ronaldo mbërrin në Juventus për të kryer vizitat mjekësore

Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Juventus, ku sot do të kryejë vizitat mjekësore.

Portugezi është pritur në aeroport nga qindra tifozë bardhezinj.

Pasi të kryejë vizitat mjekësore, CR7 do të prezantohet pasdite në orën 18:30 te kampionët e Italisë.