Sport

Shaqiri: Doja të vija edhe më parë te Liverpooli, i lumtur që jam këtu

Xherdan Shaqiri sot është zyrtarizuar te Liverpooli, dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.

Ai për faqen zyrtare të klubit ka treguar se edhe më parë kishte pasur dëshirë të bashkohej me klubin nga Anfield Road, transmeton Koha.net.

Sot ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Liverpoolin, përderisa u largua nga Stoke City për 13 milionë funta.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është klub i madh me histori të madhe, me lojtarë të mëdhenj, dhe një trajner fantastik. Prandaj jam vërtet shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu. Si lojtar gjithmonë dëshironi të jeni në nivelin më të lartë në futboll. Edhe disa vite më parë kam dashur të vija këtu por nuk kishte ndodhur. Jam i lumtur që më në fund jam këtu. Dua të përmirësohem, dua të jem me më të mirët dhe të fitoj tituj, dhe kjo është pse kam ardhur këtu”, është shprehur Shaqiri për faqen zyrtare.