Reali me komunikatë zyrtare për Neymarin

Reali me komunikatë zyrtare për Neymarin

13 korrik 2018 21:25

Real Madridi ka mohuar zyrtarisht se ka shprehur interesim për yllin e PSG-së, Neymarin.

Pas largimit të Ronaldos nga Santiago Bernabeu shumë media kanë raportuar se Neymari është synimi kryesor i Realit për ta zëvendësuar portugezin, transmeton Koha.net. Megjithatë “Mbretërit” kanë thënë se nuk synojnë të bëjnë ofertë për të.

“Në lidhje me raportimet që e lidhin Neymarin e PSG-së me klubin tonë, Real Madridi do të donte të sqaronte se klubi nuk e ka asnjë synim për të bërë ndonjë ofertë për lojtarin. Klubet kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe nëse në ndonjë fazë klubi do të synonte transferimin e lojtarit atëherë së pari do të kontaktohej lojtari”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme