Sport

Përleshje masive në përballjen, Tirana - Vllaznia

Pragndeshja e basketbollit mes Tiranës dhe Vllaznisë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytetin e Shqipërisë është kthyer në arenë dhune mes tifozerive të dy ekipeve.

Fyerjet mes palëve para Superkupës kanë degjeneruar në hedhje objektesh, fishekzjarrësh dhe më pas përplasje fizike mes tifozëve, shkruan Panorama Sport.

Policia e ka pasur shumë të vështirë që të vendosë përsëri rendin në sallë pas rreth 20 minutash kaos.


Kaos në "Asllan Rusi" by newsal