Sport

Gerrardi e nis mbarë me Rangersin, e mposht Shkupin

Descriptive Text

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard e ka nisur mbarë karrierën e tij si trajner.

Gerrard, që udhëheq Rangersin, ka fituar ndeshjen e parë zyrtare me rezultat prej 2 me 0 ndaj Shkupit në Ligën e Evropës, transmeton Koha.net.

Murphy e Tavernier shënuan golat e fitores për Rangersin, që është pranë kualifikimit në fazën tjetër të kësaj gare.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Maqedoni.