Sport

Juventusi i gatshëm ta shesë Higuainin

CalcioMercato raporton se Juventusi është i gatshëm që të shesë sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.

Pas transferimit të Ronaldos siç duket “Zonja e Vjetër” dëshiron që ta largojë argjentinasin në këtë afat kalimtar, transmeton Koha.net.

Higuain mund të largohet për 55 milionë euro, ndërsa interesim për të ka shprehur Chelsea.