Presidenti i Interit komenton transferimin e Ronaldos te Juventusi

Presidenti i Interit komenton transferimin e Ronaldos te Juventusi

12 korrik 2018 18:00

Presidenti i Interit, Erick Thohir beson se transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi do t’i sjellë shumë të mira klubit italian por edhe Serisë A.

Lojtari më i mirë në botë ditë më parë u transferua te “Zonja e Vjetër” për 100 milionë euro, transmeton Koha.net.

“Në vitet e 90-ta Serie A ishte liga më e mirë në botë, por tani duhet të garojë me ligën më të rëndësishme, Premier Ligën, që gjithashtu garon me La Ligën”, është shprehur Thohir. “Me ardhjen e Ronaldos do të përfitojë Serie A e gjithashtu edhe Juventusi, veçanërisht në aspektin financiar. Ardhja e tij në Itali është shumë pozitive sepse do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave nga të drejtat televizive”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme