
Juventusi me plane të mëdha për ndryshimet në mbrojtje
12 korrik 2018 16:49
Përveç përforcimit në aspektin ofansiv Juventusi raportohet se do të bëjë ndryshime të mëdha edhe në fazën defansive.
Tuttosport raporton se “Zonja e Vjetër” ka në listë katër mbrojtës, në mesin e tyre edhe yllin shqiptar Shkodran Mustafi, transmeton Koha.net.
Përveç Mustafit në listën e Juves raportohet se janë edhe Diego Godin e Stefan Saviq të Atletico Madridit, dhe Juan Bernati i Bayern Munichut.
Ndërsa raportohet se Juventusi po e kërkon edhe Marcelon e Real Madridit.
Kurse nga Juventusi mund të largohen Daniele Rugani, Medhi Benatia, dhe Alex Sandro.
© KOHA