Kuka: Politikanët po madhërojnë sukseset e shteteve tjera, nuk urojnë për sukseset e sportistëve tonë

Kuka: Politikanët po madhërojnë sukseset e shteteve tjera, nuk urojnë për sukseset e sportistëve tonë

12 korrik 2018 13:00

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka i ka quajtur hipokrizi urimet e disa politikanëve të Kosovës për kalimin në finale të Kroacisë.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, deputetët Albin Kurti e Lumir Abdixhiku ishin vetëm disa prej politikanëve që shkruan për fitoren e Kroacisë ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit, derisa Kuka e ka konsideruar të tepërt madhërimin e shteteve tjera.

“Hipokrizia nese e kuptoj drejt! Plot politikana të Shtetit tim po madhërojnë sukseset e shteteve tjera e as që marrin mundin të urojnë sukseset e Sportistëve tonë”, ka shkruar Kuka.

“Ka që s’kanë uruar as medaljen e artë Olimpike! Golave të Xhakes dhe Shaqirit besa edhe të Januzajt u jam gëzuar edhe unë se janë Shqiptar edhe pse prezentojnë shtete të huaja por madhërimi i shteteve tjera e thurja e lavdeve pak e tepërt ...Kaq për Botërorin e futbollin!!!” ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme