Sport

Lazio sfidon Liverpoolin për Shaqirin

Descriptive Text

Lazio është gati për të sfiduar Liverpoolin për transferimin e Xherdan Shaqirit.

Ylli i Stoke Cityt nuk është i panjohur për futbollin italian, pasi kishte luajtur për Interin për gjashtë muaj, ku dështoi për të vazhduar në Angli.

Sipas “Calciomercato”, Lazio ka shprehur interesim për yllin shqiptar, që pritet të kushtojë 15 milionë euro.

Në garë për të, Liverpooli është në “pole-position”. 26-vjeçari kërkon pagë vjetore prej tre milionë euro dhe kjo konsiderohet problem i madh për Lazion.

Sezonin e shkuar, Shaqiri shënoi tetë gola dhe asistoi shtatë herë në 36 paraqitje në Premier Ligë.